Federata e Tenisit e Kosovës do të kërkojë dënimin e Djokovicit - Gazeta Express
string(63) "federata-e-tenisit-e-kosoves-do-te-kerkoje-denimin-e-djokovicit"

Federata e Tenisit e Kosovës do të kërkojë dënimin e Djokovicit

Sport

Gazeta Express

29/05/2023 21:46

Novak Djokovic po vazhdon me veprimet e tij skandaloze kundër Republikës së Kosovës.

Tenisti serb dha një mesazh kundër Kosovës pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit “French Open”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai u pa duke marrë një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën”.

Pas kësaj ka reaguar edhe Federata e Tenisit e Kosovës. Kjo Federatë ka bërë të ditur se do të kërkojë dënimin e Djokovicit nga ana Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe organizatorit “Roland Garros”.

Reagimi i plotë nga FTK (pa ndërhyrje):

“Djokovic provokon sërish me përkrahje nacionaliste!

Tenisti sërb Novak Djokovic vazhdon me sjelljet e tij nacionaliste dhe shoviniste përmes provokimeve ndaj shtetit të Kosovës.

Ai sot në “Roland Garros” pas përfundimit të ndeshjes kundër A. Kovacevic në kamerën ku shënohen mesazhe nga fituesi i ndeshjes, Djokovic shënoi: “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”.

Ndaj një sjelljeje të tillë, që po përsëritet shumë shpesh, nuk po mirret asnjë masë dënuese, e kjo nuk mund të justifikohet.

Federata e Tenisit të Kosovës do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit të vendit dhe popullit të tij, por në të njëjtën kohë në mbrojtje të vlerave që tenisi si sport përcjell në përgjithësi, që janë bashkimi mes njerëzve, shpresa, gëzimi dhe pasioni për gjithëpërfshirje.

Federata e Tenisit do të kërkoj dënimin e Djokovic nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe ROLAND-GARROS si organizator”. /Gazeta Express/