Novak Djokovic po vazhdon me veprimet e tij skandaloze kundër Republikës së Kosovës.
Tenisti serb dha një mesazh kundër Kosovës pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit “French Open”, shkruan Gazeta Express.
Djokovici triumfoi kundër tenistit me prejardhje nga Serbia, Aleksandar Kovacevic, i cili përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kësaj, Djokovic u pa duke marrë një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën”.
/Gazeta Express/