Milan fiton ndaj Juventusit dhe siguron Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(58) "milan-fiton-ndaj-juventusit-dhe-siguron-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2023 22:42

Milan fiton ndaj Juventusit dhe siguron Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

28/05/2023 22:42

AC Milan e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Kuqezinjtë triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Juventusit, në ndeshjen derbi të javës së parafundit në Serie A.

Lexo Edhe:

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.

Ishte Olivier Giroud që shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 40-të, pas asistimit nga Calabria.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e katërt, gjashtë më shumë se Atalanta.

Në anën tjetër, Juventus mbetet i shtati me 59 pikë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Konferencës.

/Gazeta Express/