FBK publikon logon e Evropianit që do të mbahet në Prishtinë - Gazeta Express
string(60) "fbk-publikon-logon-e-evropianit-qe-do-te-mbahet-ne-prishtine"

FBK publikon logon e Evropianit që do të mbahet në Prishtinë

Sport

Gazeta Express

26/05/2023 18:29

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar logon e Evropianit të Divizionit C, për meshkuj U16, që do të mbahet këtë vit në Prishtinë.

Nga 19 deri më 27 korriku, dhjetë shtete do të garojnë për trofeun e çmuar.

Lexo Edhe:

Kjo është edhe një ngjarje madhore që do të organizohet nga FBK, që sot e zbuloi edhe logon e kësaj gare, përcjell Gazeta Express.

Në shpjegimin e shtëpisë së basketbollit kosovar thuhet: “I inspiruar nga flamuri dhe yjet e Kosovës, logo është punuar nga FIBA për Evropianin e Divizionit C, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës. Rrathët që janë majtas dhe djathtas dhe në mes, janë pjesë e simbolit të qytetit të Prishtinës ose Hyjneshës në fron. Në këtë mënyrë ka elementë të vendit, qytetit dhe basketbollit brenda logos”. /Gazeta Express/