Prezantuesja e “Eurovisionit” u vesh nga dy dizajnerë nga Kosova - Gazeta Express
string(62) "prezantuesja-e-eurovisionit-u-vesh-nga-dy-dizajnere-nga-kosova"

Rozë

Gazeta Express

17/05/2026 12:13

Prezantuesja e “Eurovisionit” u vesh nga dy dizajnerë nga Kosova

Rozë

Gazeta Express

17/05/2026 12:13

Ani pse Kosova nuk merr pjesë në garë, shenjat e saj në “Eurovision” i lë nëpërmjet dizajnerëve. Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që po mbahet në Vjenë, janë dizajnuar nga dizajnerët Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra. I pari, smerald-gjelbër është kreacion i Sahitit. 

“Në paraqitjen smerald-jeshile, Swarovski luan me glamurin e pastër skenik. Ajo vesh një fustan të ngushtë, me shkëlqim, në një nuancë të thellë të gjelbër, i cili nën reflektorë vezullon pothuajse si luspat e peshkut. Prerja ndjek linjat e trupit, ndërsa dekolteja e theksuar, rripat e hollë dhe detajet dekorative e vënë edhe më shumë në pah pjesën e sipërme”, kanë përshkruar mediat e huaja.

Fustani ngjyrë vjollcë – me të cilin prezantuesja u paraqit pak para përfundimit të performancës së Austrisë – mban firmën e Drenusha Xharrës. 

Me një tjetër kreacion të Valdrin Sahitit, prezantuesja e modelja austriake do të rikthehet deri në fund të mbrëmjes me fustanin ngjyrë argjendi i cilësuar si stil modern i “Old Hollywood”. Bëhet fjalë për një paraqitje që është e pamundur të mos vërehet në skenë. Fotot e fustaneve kanë dalë nga provat gjenerale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement