Sigal Prishtina është duke u kthyer në majat e basketbollit kosovar.
Bardhekaltrit e mbyllën si liderë pjesën e rregullt të sezonit në Superligën e basketbollit.
E tash, ata synojnë ta mbyllin sezonin në mënyrë perfekte, shkruan “Gazeta Express”.
Pa dyshim, rifreskimi në udhëheqësinë e klubit ka bërë që kryeqytetasit të rikthehen fuqishëm pas disa vitesh nën hije të klubeve të tjera.
Prishtinasit e kërkojnë mbështetjen e tifozëve “Plisat” për ta mbyllur sezonin në mënyrë brilante. /Gazeta Express/