Hovenier për T7: Një pjesë e Marrëveshjes së Ohrit ka filluar të zbatohet tashmë - Gazeta Express
string(79) "hovenier-per-t7-nje-pjese-e-marreveshjes-se-ohrit-ka-filluar-te-zbatohet-tashme"

Hovenier për T7: Një pjesë e Marrëveshjes së Ohrit ka filluar të zbatohet tashmë

Lajme

Gazeta Express

30/03/2023 18:19

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë. Jeffrey Hovenier në një intervistë ekskluzive për televizionin T7 ka thënë se tashmë Marrëveshja e arritur në Ohër treguar se ka filluar të zbatohet.

Gazetare: Nesa Kryeziu

Lexo Edhe:

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-ja beson fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht.

“Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës.”, ka thënë Hovenier për T7

 Ai ka thënë se hapi i radhës është takimi i 4 prillit për të cilin shpreson të jetë një takim i suksesshëm.

“Hapi tjetër është takimi më 4 prill, e dini se dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes.”, ka shtuar Hovenier.

Takimi i katër prillit është caktuar e konfirmuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, dhe do zhvillohet në nivel kryenegociatorësh.