PSG-ja po planifikon ta zëvendësojë Messin me Leaon - Gazeta Express
string(51) "psg-ja-po-planifikon-ta-zevendesoje-messin-me-leaon"

Futboll

Gazeta Express

24/03/2023 14:35

PSG-ja po planifikon ta zëvendësojë Messin me Leaon

Futboll

Gazeta Express

24/03/2023 14:35

Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se mund të mbetet pa Leo Messin gjatë verës që po vjen.

Ylli argjentinas po i kalon muajt e fundit të kontratës dhe pritet të largohet nga “Parku i Princave”.

Lexo Edhe:

Për këtë arsye, parisienët janë në kërkim të pasardhësit të tij.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, PSG-ja do të mundohet ta zëvendësojë shtatë herë fituesin e Topit të Artë me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, përcjell “Gazeta Express”.

Kampioni i botës ka mundësi të rikthehet në Barcelonë, por ai ka edhe opsione të tjera si oferta marramendëse nga Arabia Saudite dhe ajo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leao nuk e ka vazhduar ende kontratën me Milanin, ndërsa mund të largohet në drejtim të Parisit për 150 milionë euro. /Gazeta Express/