Sherifi sjell përvojat nga Zvicra, thumbon Kurtin: Me bo marrëveshje me gojë atje, të ha dreqi - Gazeta Express
string(91) "sherifi-sjell-pervojat-nga-zvicra-thumbon-kurtin-me-bo-marreveshje-me-goje-atje-te-ha-dreqi"

Sherifi sjell përvojat nga Zvicra, thumbon Kurtin: Me bo marrëveshje me gojë atje, të ha dreqi

Lajme

Gazeta Express

20/03/2023 21:16

Ish-deputeti Bilall Sherifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se marrëveshja e Ohrit është zotim që duhet të zbatohet.

Ai thotë se nëse Kosova nuk i zbaton marrëveshjet, atëherë do të sanksionohet nga Perëndimi.

Lexo Edhe:

“Nuk ka dalje. Kurti mund të shkojë, e të vijë tjetërkush. Por Kosova nuk mund t’i ikë kësaj marrëveshje kurrë”, thotë ai.

Unë kam qenë në Zvicër. Atje dënohesh për këso marrëveshje nëse i shkel. Me bo marrëveshje në Zvicër me gojë, të ha dreqi – Kurti bëri marrëveshje pak më shumë se me gojë”, shtoi ai.

Tutje Sherifi tha se Kurti ka shkelur një “recetë”  të veten që e kishte thënë kur ishte në opozitë.

“Thoshte se nuk duhet të uleni me Serbinë. Pasi nëse uleni, duhet të jepni diçka. E shkeli vet atë”, përfundoi Sherifi. /Gazeta Express/