Këto janë dy përballjet e sotme në elitën e basketbollit kosovar - Gazeta Express
string(64) "keto-jane-dy-perballjet-e-sotme-ne-eliten-e-basketbollit-kosovar"

Basketboll

Gazeta Express

11/03/2023 9:17

Këto janë dy përballjet e sotme në elitën e basketbollit kosovar

Basketboll

Gazeta Express

11/03/2023 9:17

Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fazës së fundit të garave të rregullta.

Takimi i parë i xhiros së 25-të do të zhvillohet mes Pejës dhe Vëllaznimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Verdhezinjtë janë këndellur me trajnerin e ri izraelit, ndërsa këtë edicion numërojnë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë që synojnë “Play-off”-in, kanë tetë fitore e 16 humbje.

Dueli i dytë i sfidës së shtunës është ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit.

Vreshtarët ndodhen në vendin e fundit me tri fitore e 21 humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 13 humbje në pozitën e pestë.