Malisheva dhe Gjilani janë dy ekipet tjera që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Malisheva mundi Fushë Kosovën me rezultat të pastër 2:0, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, Gjilani triumfoi bindshëm ndaj Vjosës me rezultat 4:0
Malisheva mposhti të dielën Fushë Kosovën me rezultatin 2:0, ndërsa Gjilani ekipin e Vjosës me shifrat, 4:0.
Sot në kuadër të Kupës u zhvillua edhe ndeshja mes Beharit dhe Prizrenit.
Ndërkohë, ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, e paraparë të zhvillohet sot është shtyrë për ditën e nesërme.