Gabon Arsenali, pëson humbje në udhëtim ndaj Evertonit - Gazeta Express
string(53) "gabon-arsenali-peson-humbje-ne-udhetim-ndaj-evertonit"

Gabon Arsenali, pëson humbje në udhëtim ndaj Evertonit

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 15:29

Arsenali ka regjistruar humbjen e dytë sezonale në Premierligë.

Skuadra londineze pësoi humbje sot në udhëtim kundër Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Goodison Park” përfundoi me rezultatin minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për vendasit e shënoi James Tarkowski, në minutën e 60-të.

Evertoni pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe tani renditet në pozitën e 17-të.

Arsenali mbetet lider në tabelë me 50 pikë, pesë më shumë se Manchester City. /Gazeta Express/