Prishtina nënshkruan me mbrojtësin që ishte pjesë e Portos vitin e kaluar - Gazeta Express
string(73) "prishtina-nenshkruan-me-mbrojtesin-qe-ishte-pjese-e-portos-vitin-e-kaluar"

Futboll

Gazeta Express

02/02/2023 19:15

Prishtina nënshkruan me mbrojtësin që ishte pjesë e Portos vitin e kaluar

Futboll

Gazeta Express

02/02/2023 19:15

Qendërmbrojtësi Diar Halili, është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën.

Shtatlarti (1.93) së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së madhe portugeze FC Porto (grupmoshat e reja) ku ka luajtur për një vit.

Lexo Edhe:

Ai ka përvojë në elitën e futbollit kosovar pasi që më parë është aktivizuar me Besën e Pejës (edicioni 2021/22).

Karrierën si futbollist në moshë të re e ka filluar te skuadra prishtinase 2 Korriku, ku është zhvilluar si futbollist.

19-vjeçari, më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15, U17 dhe U19.