Klos Vokshi renditet në pozitën e 70-të në “EYOF 2023”
Sport
Gazeta Express
24/01/2023 16:37
Skitari
i Kosovës, Klos Vokshi, ka garuar sot në disiplinën e sllallomit në Tarvisio të
Italisë, ku po mbahet “EYOF 2023”.
Në
një shteg të vështirë dhe konkurrencë të fortë, ku po marrin pjesë skitarët më
të mirë të Evropës nën 18 vjeç, Vokshi zuri vendin e 70-të prej 100 garuesve,
28 prej të cilëve dolën nga shtegu.
Koha
e tij pas dy lëshimeve ishte 1 minutë e 53.97 sekonda.
Vokshi
garon edhe të premten në sllallom të madh.
Kurse,
nesër në sllallom garojnë Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj. /Gazeta Express/