FBK shpërndan dhurata për fëmijët e SOS Fshatrave - Gazeta Express
string(49) "fbk-shperndan-dhurata-per-femijet-e-sos-fshatrave"

Sport

Gazeta Express

23/12/2022 18:43

FBK shpërndan dhurata për fëmijët e SOS Fshatrave

Sport

Gazeta Express

23/12/2022 18:43

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), së bashku me basketbollistët dhe basketbollistet e Kosovës, kanë vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, në prag të festave të fundvitit.

FBK njoftoi se është pritur në mënyrë të ngrohtë, ku janë njoftuar për punën që bëhet dhe përkushtimin ndaj fëmijëve, përcjell Gazeta Express.

Sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku, tregoi përvojën e saj, që e ka vizituar para 20 vjetësh dhe është shprehur e nderuar që FBK ka ndarë dhurata e topa të basketbollit për fëmijët, duke ju dëshiruar fëmijëve shumë suksese për të ardhmen, ndërsa FBK u zotua se do të jetë pranë tyre në kërkesat që do të kenë

Basketbollistët dhe basketbollistet e Kosovës në bashkëbisedim me fëmijët kanë treguar për karrierën e tyre dhe përvojat në sport, duke i inkurajuar edhe fëmijët të merren me sport, veçanërisht me basketboll.

Fëmijët ishin shumë të lumtur që kanë parë nga afër basketbollistët/et e Kosovës dhe së bashku kanë luajtur dhe kanë mësuar për lojën e basketbollit.

Në fund, Dushku ka ndarë edhe një mirënjohje, duke premtuar se do të ndihmojnë edhe në të ardhmen. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement