Ardon Jashari në Top 15-she, bashkë me Messin e Ronaldon - Gazeta Express
string(55) "ardon-jashari-ne-top-15-she-bashke-me-messin-e-ronaldon"

Ardon Jashari në Top 15-she, bashkë me Messin e Ronaldon

Futboll

Gazeta Express

22/12/2022 10:13

Ardon Jashari nuk la gjurmë në fushën e blertë në Botërorin e Katarit, por pa dyshim se ishte protagonist jashtë saj.

Sensacioni shqiptar u përfshi në listën e trajnerit Murat Yakin për pjesëmarrje në Kupën e Botës me Zvicrën.

Lexo Edhe:

Ai luajti pak minuta në “Katar 2022”, por ishte protagonist sidomos në lojën me Serbinë, kur Granit Xhaka e veshi fanellën e tij pas lojës për të festuar me mbiemrin Jashari, derisa shumëkush e lidhi këtë me familjen legjendare Jashari, respektivisht me krye-komandantin Adem Jashari.

E kjo zatën ka bërë që Ardon Jashari të marrë hov në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, futbollisti i Luzernit e sheh veten në Top 15 futbollistët që e patën rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram.

Në bazë të statistikave të nxjerra nga platforma “Wettbasis”, Jashari pati ngritje prej 335% të ndjekësve, krahasuar me periudhën e para Botërorit me atë të pas Botërorit.

Në këtë listë gjenden edhe yjet si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Kylian Mbappe, që patën rritje të hatashme në këtë rrjet social.

Pati lojtarë që kishin rritje madje në mbi 9 mijë për qind, shkruan “Gazeta Express”.

Messit pas triumfit në Kupën e Botës iu shtuan 25 milionë ndjekës në Instagram, kurse Ronaldos 22 milionë. /Gazeta Express/