Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e parë në ligën ndërkombëtare të basketbollit, ENBL (European North Basketball League).
Kryeqytetasit triumfuan sonte në udhëtim kundër Zielona Goras, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në Qendrën Rekreative dhe Sportive të qytetit polak përfundoi me rezultatin 75:89.
Dardan Berisha shkëlqeu në këtë takim me 28 pikë, teksa Dustin Thomas shtoi 17 sosh.
Te skuadra polake u dallua Bryce Alford me 19 pikë.
Prishtina tani ka bilanc prej dy humbjeve dhe një fitoreje.
Prishtina nesër do të përballet me skuadrën tjetër polake, Polski Cukier Start Lublin. /Gazeta Express/