Ndeshje e fortë në “Karagaçi”, Besa mposhtet për një gol dhe eliminohet nga garat evropiane - Gazeta Express
string(88) "ndeshje-e-forte-ne-karagaci-besa-mposhtet-per-nje-gol-dhe-eliminohet-nga-garat-evropiane"

Sport

Gazeta Express

11/12/2022 21:41

Ndeshje e fortë në “Karagaçi”, Besa mposhtet për një gol dhe eliminohet nga garat evropiane

Sport

Gazeta Express

11/12/2022 21:41

Një ndeshje e fortë evropiane është luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Para një numri të konsiderueshëm shikuesish, kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas është përballur me skuadrën kroate, Sesvete.

Ndeshja ishte interesante dhe shumë e luftuar nga të dy skuadrat. Por në fund, me gol në sekondën e fundit, ka fituar Sesvete. Kështu Sesvete avancon tutje, ndërsa Besa Famgas ndalet në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

28:27 në të mirë të Sesvetes ishte rezultati në fund. Skuadra kroate ka fituar edhe ndeshjen e parë, të luajtur një javë më herët në Zagreb.

Besa në raundin e dytë e kaloi Helsinkin e Finlandës.

Në ndeshjen e së dielës me Sesveten më efikasi ishte Victor Alonso. Ai realizoi 7 gola nga dhjetë tentime. Gjashtë gola nga shtatë tentime i kishte Egzon Gjuka. Nikola Prce shënoi katër gola nga tetë tentime.

Te skuadra kroate Sesvete, më efikasi ishte Patrik Hrshak me 7 gola nga 11 tentime. Davor Gavriq i kishte 6 gola nga 9 tentime. Portieri Filip Periq u dallua me dhjetë pritje.

Besa tani i kthehet sfidave vendore. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement