Di Maria e quajti Van Gaal trajnerin e tij më të keq të karrierës, holandezi ia kthen - Gazeta Express
string(84) "di-maria-e-quajti-van-gaal-trajnerin-e-tij-me-te-keq-te-karrieres-holandezi-ia-kthen"

Di Maria e quajti Van Gaal trajnerin e tij më të keq të karrierës, holandezi ia kthen

Botërori 2022

Gazeta Express

08/12/2022 19:18

Memphis Depay shpërtheu në të qeshura në konferencën e sotme për shtyp pasi trajneri i Holandës, Louis van Gaal komentoi fjalët e Angel Di Maria.

Përpara çerekfinales së Kupës së Botës mes Holandës dhe Argjentinës, Angel Di Maria bëri komente të guximshme për ish-trajnerin e tij te Manchester United.

Duke folur për edicionin argjentinas të TYC Sports, ish-futbollisti i Manchester United, i cili luante në një ekip të drejtuar nga holandezi, tha:

“Problemi im te Manchester ishte trajneri. Van Gaal ishte trajneri më i keq i karrierës sime. Ai la jashtë, nuk i pëlqente që lojtarët ishin më të mëdhenj se ai”.

Sidoqoftë, një Van Gaal optimist iu përgjigj komentit të Di Maria në konferencën për shtyp të së enjtes.

I ulur pranë Memphis Depay, ai u përgjigj:

“Di Maria më quan trajnerin më të keq që ka pasur ndonjëherë? Ai është një nga lojtarët e paktë me këtë mendim. Më vjen shumë keq për këtë dhe jam i trishtuar që e tha këtë”.

“Memphis gjithashtu mendoi si Di Maria, por tani ne puthemi në buzë”, shtoi trajneri i Holandës. /G.D abcnews.al/