Shkon në vazhdime ndeshja mes Marokut dhe Spanjës - Gazeta Express
string(49) "shkon-ne-vazhdime-ndeshja-mes-marokut-dhe-spanjes"

Shkon në vazhdime ndeshja mes Marokut dhe Spanjës

Sport

Gazeta Express

06/12/2022 17:53

Ka shkuar në vazhdime ndeshja mes Marokut dhe Spanjës, e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Loja e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tani do të luhen edhe dy pjesë tjera – me nga 15 minuta. Nëse as pas gjysmë ore nuk ka fitues, do të nevojitet ekzekutimi i penalltive.

Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë kalimin për në çerekfinale, aty ku do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës. /Gazeta Express/