Seanca e Apelit në çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt vazhdon nesër në Hagë - Gazeta Express
string(77) "seanca-e-apelit-ne-ceshtjen-ndaj-gucatit-dhe-haradinajt-vazhdon-neser-ne-hage"

Gazeta Express

01/12/2022 19:40

Seanca e Apelit në çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt vazhdon nesër në Hagë

Gazeta Express

01/12/2022 19:40

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka përfunduar seanca e Apelit në të cilën mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ka kërkuar që aktgjykimi i shpallur të hidhet poshtë dhe të ketë vendim pafajësie për të akuzuarit.

Avokatët kanë theksuar se nëse akuzat nuk hidhen poshtë, atëherë duhet të ketë ulje të dënimit për dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Lexo Edhe:

Seanca e Apelit e kryesuar nga gjykatësja, Michele Picard, do të vazhdojë të premten me parashtrimet e zyrës së Prokurorit të specializuar dhe pastaj përgjigjet e mbrojtjes.

Ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj është shqiptuar aktgjykim fajësie në maj të këtij viti, ku dy ish-krerët e OVL-UÇK, janë shpallur fajtor dhe dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim, si dhe nga 100 euro gjobë.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë dënuar për pengim të personave zyrtarë nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes./kp/