“Mbappe s’e kupton që Messi dhe Neymar janë më të mirë së ai” - Gazeta Express
string(58) "mbappe-se-kupton-qe-messi-dhe-neymar-jane-me-te-mire-se-ai"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2022 15:12

“Mbappe s’e kupton që Messi dhe Neymar janë më të mirë së ai”

Futboll

Gazeta Express

24/11/2022 15:12

Njëri prej futbollistëve më të suksesshëm në histori të futbollit është duke kërkuar edhe një tjetër titull me Brazilin në moshën 39 vjeçare

Dani Alves, futbollisti i Pumas dhe Brazilit, ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, në të cilën ai ka folur për ish klubin e tij Paris Saint-Germain, sidomos për treshen sulmuese të tyre që përbëhet nga Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar.

Lexo Edhe:

Alves ka një marrëdhënie të mirë me Messi dhe Neymar dhe kjo shihet edhe në intervistë, për shkak se ai ka thënë disa fjalë që për Mbappen nuk do të shihen si të mira.

“Mbappe është një fenomen por i cili nuk e ka kuptuar që ata me të cilët luan në sulm janë fenomene më të mëdha se sa ai”.

Mbrojtësi i djathtë brazilian nuk ka dyshime në kualitetet e Mbappes por ka theksuar që argjentinasi dhe braziliani janë mbi të.

“Neymar dhe Messi janë unik”, tha Alves. “Ata shohin dhe bëjnë gjëra që të tjerë nuk i shohin dhe apo nuk munden. Një lojtar i madh duhet të di dhe të kuptojë se më kënd është duke luajtur ai, shokët e skuadrës pasurojnë kualitetet që keni”.

Dani Alves ishte shok skuadre i Mbappes, Neymarit dhe Messit

Dani Alves e di çfarë ai flet pasi që është një zë autoritativë kur ai i referohet treshes sulmuese të PSG, pasi që ka ndarë zhveshtoren me ta si në PSG ashtu edhe në Barcelonë.

“Duhet të jeni të mençur që të dilni para Neymarit dhe Messit, ata të dy janë gjeni. Unë mendoj që e mbaj topin mirë, por kua kam luajtur me Leon, ia kam jep atij. Nëse kam luajtur me Neymar, ia kam dhënë atij po ashtu”, shtoi ai.

Në fund të intervistës, Alves ka bërë një deklaratë të fuqishme se çfarë mund të bëhet Mbappe duke luajtur me këta dy “gjeni”.

“Nëse Mbappe ia pason topin Messi dhe Neymar, ai mund të shënojë 150 gola”, tha Alves.

Dani Alves është lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, më 43 trofe të fituar dhe në moshën 39 vjeçare kërkon të fitojë edhe më shumë. /GazetaExpress/