Grand Slam i Baku: Loriana Kuka garon sot - Gazeta Express
string(40) "grand-slam-i-baku-loriana-kuka-garon-sot"

Grand Slam i Baku: Loriana Kuka garon sot

Sporte tjera

Gazeta Express

06/11/2022 9:17

Loriana Kuka do të garojë sot në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare do të garojë në kategorinë deri në 78 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kuka në raundin e parë ka kaluar pa luftë, kurse në të dytin do të përballet me gjermanen Teresa Zenker.

Kujtojmë se në këtë Grand Slam garoi edhe Nora Gjakova, e cila u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Gazeta Express/