TikToku rrit moshën minimale për transmetimet direkte - Gazeta Express
string(53) "tiktoku-rrit-moshen-minimale-per-transmetimet-direkte"

TikToku rrit moshën minimale për transmetimet direkte

AutoTech

Gazeta Express

19/10/2022 21:07

Rrjeti social TikTok do ta rrisë moshën minimale për transmetim të drejtpërdrejtë, nga 16 në 18 vjet, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Sipas një hetimi të BBC-së, qindra llogari në rrjetin social që transmetoheshin direkt nga kampet e refugjatëve sirianë, i shfaqnin fëmijët që luten për donacione.

Lexo Edhe:

Nëpërmjet platformës së TikTokut, fëmijët morën deri në 1 mijë dollarë për orë, por kur i tërhoqën të hollat, TikToku ua kishte marrë deri në 70 për qind të shumave.

Sipas rrjetit social kinez, në të ardhmen, vetëm personat e rritur do të jenë në gjendje “të dërgojnë dhurata virtuale apo të kenë qasje në veçoritë e fitimit”.

Ende është e paqartë se si TikToku do t’i zbatojë kufizimet e moshës.

Meta, që zotëron Facebookun dhe Instagramin, si dhe Google që ka në pronësi Youtuben, kanë një moshë minimale të transmetimit direkt, prej 13 vjet e tutje.

Përdoruesit e TikTokut përfitojnë shuma parash nëpërmjet transmetimeve direkte. Dy e më shumë persona kur bisedojnë direkt nëpërmjet videos në TikTok, mund të fitojnë para, nëse shikuesit iu dërgojnë “dhurata”.