Integrimi, ambasadorja e BE-së në Durrës: Krah jush deri në fund të procesit - Gazeta Express
string(74) "integrimi-ambasadorja-e-be-se-ne-durres-krah-jush-deri-ne-fund-te-procesit"

Integrimi, ambasadorja e BE-së në Durrës: Krah jush deri në fund të procesit

Ballina

Gazeta Express

26/09/2022 15:29

Ambasadorja e BE në Shqipëri Christiane Hohmann, ka përuaruar sot një çerdhen nr.3 në Durrës së bashku me kryetaren e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.

Çerdhja u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe u rikonstruktua me fondet e BE dhe tashmë ofron ambiente mjaft bashkëkohore dhe me standarde shumë të larta për rreth 160 fëmijë të moshave nga 6 muajsh deri në 3 vjeç.

Lexo Edhe:

Rruga drejt procesi të integrimit të vendit në BE nuk është një fazë e lehtë tha Hohmann, por BE do të qëndrojë krah Shqipërisë deri në përfundimin e këtij procesi

“Është një kënaqësi e madhe që të jem sot në Durrës. BE është këtu, ne vërtetë jemi në negociata, por ne jemi vërtetë këtu. Ajo shohim në këtë çerdhe është ajo që është bërë në këto programe. Kënaqësi të shohim sesi këto çerdhe dhe këto kopshte janë rindërtuar pas tërmetit të 2019. Në korrik Shqipëria hapi një faqe të re të marrëdhënies së saj me BE-në, kjo ishte çelja e negociatave. Kjo fazë nuk është aspak e lehtë. Do të duhet kohë dhe punë, ne BE do qëndrojmë krah jush në këtë proces deri në përfundimin e vet. Edhe bashkitë do të luajnë rolin e tyre të rëndësishme, është e rëndësishme që së bashku te ecim para”, u shpreh Hohman.

Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako falënderoi BE për ndërtimin e godinave të institucioneve arsimore.

“Sot pritëm në një vizitë ambasadoren e BE-së. E falënderova sa i takon ndihmës së madhe që i është dhënë bashkisë së Durrësit, për EU4School dhe EU4Culture, kemi pasi mundësi që të rikualifikojmë një numër të madh të godinave arsimore. Biseduam edh sa i takon integrimit në BE, kur bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm”, tha Sako.

Përsa i përkët ecurisë së këtij procesi dorëzimit të shkollat e reja të Durrësit, ambasadorja Hohmann dhe përfaqësuesja e UNDP në Shqipëri Monica Meroni nuk deklaruan një afat konkret, por u shprehën se janë duke u përpjekur të përfundojnë sa më parë çdo procedurë.

Programi në fjalë i BE-së EU4Schools, nisi zbatimin në prill të vitit 2020, si ndihmë për qytetet shqiptare të dëmtuara në masë të madhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në kuadër të këtij programi do të ndërhyhet në 60 godina arsimore, në 11 bashki të vendit./Gazeta Express