Kokainë 5 mln euro e paketuar me foton e "Al Capones", arrestohet çifti shqiptar në Itali - Gazeta Express
string(86) "kokaine-5-mln-euro-e-paketuar-me-foton-e-al-capones-arrestohet-cifti-shqiptar-ne-itali"

Kokainë 5 mln euro e paketuar me foton e “Al Capones”, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2022 22:05

Një ccift shqiptarësh është arrestuar në Itali duke transportuar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë në territorin e Marina di Chieuti, në Foggiano.

Oficerët vune re makinën e cciftit shqiptar me pasaportë suedeze teksa kishte ndaluar në një servis pranë San Severos.

Lexo Edhe:

Pasi vëzhguan zonën me kujdes, gruaja doli nga makina për t’u kthyer pas pak minutash, ndërsa burri I saj qëndroi brenda.

Policët dyshuan për sjelljen e tyre dhe vazhduan me kontrollin. Në atë moment dy shqiptarët kanë filluar të shfaqin shenja nervozizmi. Nisur nga kjo policët bënë kontrollin e makinës. Brenda saj u gjetën 26 kg kokainë.

Droga e sekuestruar ishte mbështjellë me foto të mafiozit “Al Capone” dhe llogaritet se nëse do të dilte në treg do të kapte shifrën rekord prej 5 milionë eurosh.