Paredes arrin marrëveshje me Juventusin - Gazeta Express
string(39) "paredes-arrin-marreveshje-me-juventusin"

Paredes arrin marrëveshje me Juventusin

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 17:49

Leandro Paredes ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

“Zonja e Vjetër” ishte e interesuar për ta transferuar argjentinasin dhe tani është shumë pranë realizimit.

Lexo Edhe:

Ka mbetur vetëm edhe marrëveshja mes dy klubeve, Paris Saint-Germainit dhe Juventusit, shkruan Gazeta Express.

Negociatat po vazhdojnë, teksa Juventusi kërkon të shesë njërin nga dy mesfushorët, Rabiot apo Arthur.

Paredes është pjesë e klubit parisien që nga viti 2019, ndërsa paraprakisht ka luajtur për Zenitin, Empolin, Roman, Chievon dhe Boca Juniorsin. /Gazeta Express/