Situatat befasuese në sport, më saktësisht në futboll, nuk kanë të ndalur.
Përpos golave, driblimeve apo edhe situatave tekniko-taktike, shpesh na ndodh të shohim spektakël të papritur.
Në orët e fundit, në rrjetet sociale është bërë virale një video që vjen nga Superliga e Malajzisë, shkruan “Gazeta Express”.
Në ndeshjen ndërmjet Kelantan FC dhe Perak FC, e zhvilluar në Sultan Muhammed IV Stadium, ndodhi një skenë qesharake.
Kejadian aneh minit ke-85 ?
— MakanBola (@makanbolaplus) August 10, 2022
Masa penuh: Kelantan FC 1-2 Perak FC pic.twitter.com/F05NaB3acm
Derisa tifozët ishin të mllefosur me zhegitjen e lojës nga ana e mysafirëve, kulmi arriti kur njëri nga futbollistët udhëtues, Perak Danish Haziq po bënte skena provokuese duke vallëzuar përballë tifozëve, derisa po bëhej gati një goditje nga këndi.
Një mbrojtës kundërshtar e shtyu lehtë dhe ai përfundoi në tokë si një balet, duke i rrotulluar disa herë për të humbur kohë thuajse i ishte thyer këmba apo ndonjë gjymtyrë tjetër e trupit. /Gazeta Express/