Zjarr edhe në Elbasan, banorët tentojnë t’i shuajnë flakët me mjete rrethanore - Gazeta Express
string(76) "zjarr-edhe-ne-elbasan-banoret-tentojne-ti-shuajne-flaket-me-mjete-rrethanore"

Zjarr edhe në Elbasan, banorët tentojnë t’i shuajnë flakët me mjete rrethanore

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2022 20:05

Zjarri nuk ka kursyer as Elbasanin. Vatra e zjarrit që është shfaqur pasditen e sotme në zonën e ullishtës ka bërë që banorët të ndërhyjën me mjete rrethanore për të shmangur avancimin e flakëve drejt pronave ose shtëpive të tyre.

Ndërkohë teksa ka postuar pamje nga situata e krijuar, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, njëherësh deputet i Elbasanit akuzon qeverinë se ka lënë banorët në mëshirë të fatit duke rrezikuar jetën e tyre.

Lexo Edhe:

“Ja si shuhen zjarret në ullishtën e Elbasanit “me mjete super moderne”, të importuara së fundmi nga Rama! Jo vetëm që s’merr asnjë masë, por dhe lë banorët të rrezikojnë jetët e tyre!”, shkruan ai përbri videos.

/Gazeta Express