Amnistia fiskale, Sejko: Të shmanget pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit, kemi rritje inflacioni - Gazeta Express
string(117) "amnistia-fiskale-sejko-te-shmanget-pastrimi-i-parave-te-krimit-dhe-korrupsionit-prill-dhe-maj-eshte-rritur-inflacioni"

Amnistia fiskale, Sejko: Të shmanget pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit, kemi rritje inflacioni

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 18:57

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e sotme u shpreh në një deklaratë për media se amnistia fiskale ka kosto dhe benefite. Ai tha se do të sillte formalizimin e ekonomisë dhe futjen e parasë në sistemin bankar.

Megjithatë, veçoi ai duhet të shmanget pastrimi i parave me atë të kësaj metode. Sejko tha se amnistia fiskale duhet të bëhet vetëm njëherë.

Lexo Edhe:

“Amnistinë fiskale e shohim me kosto dhe benefite. Ajo që ne shohim si kryese është formalizimi i ekonomisë. Futjen e numrin të llogarive dhe futjen e parasë në sistemin bankar. Në këtë drejtim amnistia do të jepte impakt pozitiv. Por ka edhe kosto që lidhet me shmangien e parave të krimit dhe korrupsionit.

Nuk duhet të lejojmë që të pastrohen paratë dhe në esencë duhet që të mos krijohet koncepti i amnistive të vazhdueshme. Amnistia të bëhet vetëm njëherë’, deklaroi Sejko.

Sejko deklaroi gjithashtu se inflacioni gjatë muajit prill dhe maj shënoi rritje duke kapur shifrën e 6.2 dhe 6.7 %.

“Inflacioni shënoi rritje në muajin prill dhe maj duke shënuar 6.2 dhe 6.7%. Ishin në kahun e sipërm të parashikimeve tona. Pasqyroi rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, GDP u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja ekonomike u diktua nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve private dhe rritja e eksporteve. Rënia e investimeve publike dhe rritja e importeve kanë shkuar në kahun e kundërt”, tha ai.

Megjithatë, ai u shpreh optimist se rritja ekonomike do të vazhdojë.