Uki tregon të rejat rreth projekteve të radhës - Gazeta Express
string(46) "uki-tregon-te-rejat-rreth-projekteve-te-radhes"

Uki tregon të rejat rreth projekteve të radhës

Rozë

Gazeta Express

06/07/2022 11:58

Uki Latifi, është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.

Ai së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re “Aman”, në bashkëpunim me Krusitën.

Lexo Edhe:

Të mërkurën gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, Uki ka folur më shumë rreth këngës, duke treguar që “Aman” e ka bërë para një kohë.

“”Aman”,  e kam punuar para një kohe, dhe shpesh mendojsha me publiku vet. Por kur erdhi Krusita në studio tek ne, e bëm bashkë”, tha Uki për T7.

“Jam shumë i lumtur që po iu pëlqen njerëzve”, shtoi Uki.

Ndër të tjera, ai tha se së shpejti do ta publikojë edhe një bashkëpunim tjetër, duke lënë kështu shumë pikëpyetje për shikuesit.

“Mall”, “T’kom dashtë” dhe “Sjena mo”, janë disa nga baladat e Ukit, që fansat akoma vazhdojnë t’i dëgjojnë.

Se cfarë ka thënë më shumë gjatë intervistës e mësoni duke klikuar në video. /GazetaExpress/.