Psikiatri: Duhet të kemi kujdes me publikimin e pamjeve të vrasjeve, për dikë janë tmerruese, për dikë motivuese - Gazeta Express
string(109) "psikiatri-duhet-te-kemi-kujdes-me-publikimin-e-pamjeve-te-vrasjeve-per-dike-jane-tmerruese-per-dike-motivuese"

Psikiatri: Duhet të kemi kujdes me publikimin e pamjeve të vrasjeve, për dikë janë tmerruese, për dikë motivuese

Lajme

Gazeta Express

30/05/2022 21:16

Psikiatri Sami Rexhepi ka reaguar për publikimin e pamjeve të vrasjes së një 30 vjeçi në Ferizaj.

Videot e vrasjeve dolën pak kohë pas ngjarjes, ndërsa Rexhepi thotë se këto janë të tmerrshme për disa kategori të shoqërisë.

Lexo Edhe:

Ai po ashtu ngre alarmin duke thënë se këto imazhe edhe mund të jenë motivuese për dikë.

“Duhet të kemi kujdes me publikimin e pamjeve të vrasjeve, për dikë janë tmerruese, për dikë motivuese”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Rexhepi pati kritika edhe për spotet e rep-këngëtarëve duke thënë se ato janë denigruese.