Luis Suarez mund të rikthehet sërish në Premierligë.
Me përfundimin e sezonit në La Liga, mori fund edhe aventura e ish-sulmuesit të Barcelonës me Atletico Madridin, transmeton Gazeta Express.
E ardhmja e tij ende nuk është konfirmuar, teksa zyrtarisht kontrata e tij skadon më 30 qershor.
“The Telegraph” ka raportuar këtë të premte se Aston Villa ka shprehur interesim për uruguaianin.
Klubi anglez thuhet se po shqyrton mundësinë e nënshkrimit me 34-vjeçarin si lojtar të lirë.
Ish-bashkëlojtari i Suarezit te Liverpooli, Steven Gerrard, mund të ketë ndikim në realizimin e këtij nënshkrimi.
Gerrard është trajner te skuadra e Aston Villas. /Gazeta Express/