Nuk përmbahet Kurtulus, Kosovën e fshin edhe nga Instagrami i tij - Gazeta Express
string(64) "nuk-permbahet-kurtulus-kosoven-e-fshin-edhe-nga-instagrami-i-tij"

Nuk përmbahet Kurtulus, Kosovën e fshin edhe nga Instagrami i tij

Futboll

Gazeta Express

27/05/2022 15:22

Pas konfirmimit të Kombëtares së Kosovës se Edvin Kurtulus ka vendosur të përfaqësojë Suedinë, ka ardhur edhe reagimi nga vet lojtari.

Kurtulus përpos që e braktisi Kosovën, tani ka shkuar edhe më larg. Menjëherë e ka fshirë emrin e Kosovës nga Instagrami i tij, ku e kishte të theksuar se e përfaqësoon Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai në biografinë e shkurtër në profil shkruante se luan për Hammarbyn dhe Kosovën, kurse para pak çastesh e ka fshirë emrin e Kosovës, duke e lënë vetëm atë të ekipit suedez.

Mbrojtësi 22-vjeç deri më tani ka luajtur për ekipin e shpresave të “Dardanëve”, Kosovën U-21. Madje ishte edhe kapiten i kësaj skuadre.

Ndërsa, përzgjedhësi Alain Giresse e përfshiu atë në listën e Kombëtares A, të cilën e publikoi para pak ditësh, për ndeshjet e qershorit të Ligës së Kombeve. Por, në fund Kurtulus nuk iu bashkua ekipit.

Ai tani po planifikon t’i bashkohet Kombëtares së Suedisë, e cila ia ka hapur dyert. Një rast goxha i njëjtë me Ardian Ismajlin, ish kapitenin e Kosovës U-21, i cili kishte befasuar me transferimin e tij te Kombëtarja A e Shqipërisë.

Suedezët edhe më herët e kishin ftuar Kurtulusin, por në ekipin U-21. Por, lojtari kishte refuzuar ta lë shiritin e kapitenit të “Dardanëve” të rinj për të rinjtë suedezë, shkruan Gazeta Express. Mirëpo, besohet se tani Suedia ia ka hapur dyert e Kombëtares A, e cila sikur po e joshë mbrojtësin anësor.

Suedia sot e ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit. Pjesë e kësaj liste nuk është Kurtulus. Por, mediat skandinave po thonë se Kurtulus do të ftohet në grumbullimin tjetër të Suedisë pasi paraprakisht duhet t’i rregullohet i gjithë dokumentacioni që e kërkojnë rregulloret e FIFA-s.

“Aksioni” i suedezëve nuk është i rastësishëm. Kjo pasi Kurtulus është bërë emër i njohur dhe i dëshmuar në Suedi, ku lojtari është lindur dhe bën karrierë. Ai po luan rregullisht për Hammarbyn, ekip i cili po kryeson në elitën e futbollit suedez. /GazetaExpress/