“BE-ja nuk është motra e vogël e SHBA-së,” tha nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Sophie Wilmès, duke theksuar se BE dhe SHBA duhet të trajtohen si partnerë të barabartë, jo si “i madh me të voglin”, shkruan Euronews.
Ajo u shpreh se Evropa duhet të forcohet dhe të veprojë më shumë për veten, duke ulur varësinë nga SHBA-ja.
Wilmès foli edhe për rritjen e antisemitizmit në Evropë, duke thënë se ajo është shtuar pas 7 tetorit dhe se duhet bërë dallim mes qeverisë së Izraelit dhe komunitetit hebre, duke dënuar çdo formë antisemitizmi.
Në Parlamentin Evropian po diskutohet edhe raporti për sundimin e ligjit në BE dhe buxheti afatgjatë, ku kërkohet rritje e fondeve për shkak të sfidave të reja si siguria dhe konkurrueshmëria.