Monedha kombëtare e Iranit ka rënë në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan, duke u tregtuar rreth 1.8 milion riale për një dollar, sipas mediave iraniane.
Gjatë dy ditëve të fundit, çmimi i një dollari është rritur me më shumë se 23,000 tomanë, raportoi agjencia e lajmeve iraniane të studentëve (ISNA), duke iu referuar njësisë së përdorur gjerësisht të valutës në Iran, ku një toman është i barabartë me 10 rialë iraniane.
Zhvlerësimi vjen në mes të një armëpushimi të brishtë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, si dhe ndërkohë që SHBA mban një bllokadë detare ndaj porteve iraniane, duke kufizuar lëvizjen e naftës.
Ekonomia e Iranit ishte në gjendje të rëndë edhe para konfliktit. Të ardhurat kombëtare për person kishin rënë nga rreth 8,000 dollarë në vitin 2012 në 5,000 dollarë në vitin 2024, të goditura nga inflacioni, korrupsioni dhe sanksionet.
Parashikimet janë edhe më të këqija. Deri në 4.1 milionë njerëz të tjerë mund të bien në varfëri për shkak të konfliktit, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), shkruan CNN.