Avdullahu shprehet i lumtur që e vazhdoi kontratën me Hoffenheimin - Gazeta Express
string(66) "avdullahu-shprehet-i-lumtur-qe-e-vazhdoi-kontraten-me-hoffenheimin"

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 13:40

Avdullahu shprehet i lumtur që e vazhdoi kontratën me Hoffenheimin

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 13:40

Klubi gjerman i Bundesligës, TSG Hoffenheim, ka njoftuar zyrtarisht se e ka zgjatur para kohe dhe për një periudhë afatgjatë kontratën me mesfushorin Leon Avdullahu, duke e siguruar vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Avdullahu konsiderohet si një nga shtyllat e sezonit aktual te Hoffenheimit, ndërsa klubi e sheh atë si pjesë kyçe të projektit të së ardhmes, shkruan “Gazeta Express”.

Drejtori sportiv i klubit, Andreas Schicker, e vlerësoi shumë lart zhvillimin e mesfushorit të ri:

“Leoni është një shembull perfekt se si mund të zhvillohet një lojtar i ri këtu te TSG. Jam shumë i lumtur që ai dëshiron ta vazhdojë këtë rrugëtim të suksesshëm me ne dhe të mbetet një nga fytyrat kryesore të ekipit. Ai e lexon shumë mirë lojën, është një strateg dhe me vizionin e tij ka rëndësi të madhe për mënyrën si luajmë.”

Edhe vetë Avdullahu u shpreh i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin gjerman:

“Kur erdha në verë, thashë se jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe e klubit Hoffenheim. Sot kjo ndjenjë është edhe më e fortë. Gjithçka që u diskutua atëherë është realizuar. Dua të vazhdoj të jem pjesë e këtij zhvillimi dhe të kontribuoj për suksesin e ekipit dhe klubit.”

Mesfushori 22-vjeçar iu bashkua Hoffenheimit në verën e vitit 2025 nga FC Basel, pasi e kishte fituar “dopietën” në Zvicër.

Deri tani në sezonin aktual, ai i ka zhvilluar 31 ndeshje për klubin gjerman.

Para transferimit në Gjermani, Avdullahu i kishte luajtur 71 ndeshje zyrtare me Baselin, ku i kishte shënuar 3 gola në kampionat dhe kupë.

Në nivel ndërkombëtar, ai e përfaqëson Kosovën dhe me Kombëtaren Dardane ishte shumë afër kualifikimit në Kupën e Botës në muajin e kaluar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement