Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll.
45 minutat e parë në përballjen mes Dritës dhe Llapit janë mbyllur baras, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja finale po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1.
Llapjanët kaluan të parët në epërsi pas një goli të bukur të shënuar nga Francesco Rivera në minutën e gjashtë.
27-vjeçari nga Meksika shënoi nga gjuajtja e lirë.
Gjilanasit barazuan pas gjysmë ore, kur Hamdi Namani shënoi me kokë në minutën e 36-të.
Namani shënoi pas një harkimi të bukur nga Muharrem Jashari. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...