Jakaj: S'dihet mbi bazë të cilave kritere dhe tipareve duhet të jetë një president konsensual sipas VV-së - Gazeta Express
string(103) "jakaj-sdihet-mbi-baze-te-cilave-kritere-dhe-tipareve-duhet-te-jete-nje-president-konsensual-sipas-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 8:19

Jakaj: S’dihet mbi bazë të cilave kritere dhe tipareve duhet të jetë një president konsensual sipas VV-së

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 8:19

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin Tempus në KTV tha se nuk dihet mbi bazë të cilave kritere dhe tipareve duhet të jetë një president konsensual sipas VV-së dhe cili sipas partive opozitare.

Jakaj tha se ka edhe kritika ndaj opozitës, pasi që kërkohet një marrëveshje e gjerë politike, për të cilën nuk dihet nëse kjo nënkupton përfshirje në qeverisje apo vetëm për zgjedhjen e presidentit nga LDK apo PDK. Ndërsa shtoi se partinë politike AAK, kryeministri Albin Kurti as nuk e ka ftuar për takim.

Gjithashtu, Jakaj theksoi se jemi duke hyrë në një krizë të re, e cila nuk dallon shumë nga ajo e vitit 2025, duke shtuar se ka munguar transparenca, diskutimi dhe iniciativa e përgjegjshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement