Festivali i muzikës klasike “Chopin Piano Fest” këtë mbrëmje do ta ketë të ftuar Stefan Vladar i cili vjen nga Austria për të përformuar në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare.
Stefan Vladar ka lindur në Vjen të Austrisë, është njëri nga personalitetet më të rëndësishme të muzikës austriake. Ai përformon rregullisht si pianist duke përfshirë këtu Evropën Qendrore, Amerikën dhe Azinë.
Ai është emëruar në krye të Orkestrës vjeneze si dirigjent e drejtor artistik në vitin 2008.
Recitali në piano do të filloj nga ora 20:00. Chopin Piano Fest ka filluar me 09 maj dhe do të zgjas deri me 08 qershor.
/Gazeta Express
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...