Mbappe i humbi gati 1 milion ndjekës në Instagram pasi vendosi të mbetej në PSG - Gazeta Express
string(79) "mbappe-i-humbi-gati-1-milion-ndjekes-ne-instagram-pasi-vendosi-te-mbetej-ne-psg"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 11:23

Mbappe i humbi gati 1 milion ndjekës në Instagram pasi vendosi të mbetej në PSG

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 11:23

Kylian Mbappe do të fitojë më shumë para pasi vendosi të mbetet në Paris Saint-Germain.

Lexo Edhe:

Por, sulmuesi francez ka pësuar rënie në rrjetet sociale.

Që kur njoftoi se do të qëndronte në kryeqytetin francez, duke e refuzuar kështu përfundimisht ofertën e Real Madridit, kampioni i botës me Francën i ka humbur më shumë se 700 mijë ndjekës në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.

Ditë më parë, ish-futbollisti i Monacos i numëronte 71.7 milionë ndjekës.

Ndërsa tash, përfaqësuesi francez i ka 71 milionë ndjekës, shkruan “Gazeta Express”.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, numri i ndjekësve që do t’ia bëjnë “unfollow” Mbappes, sidomos ata madrilenë, do të arrijë shumë shpejt në 1 milion.

Mbappe e konfirmoi zyrtarisht qëndrimin në “Parkun e Princave” pas ndeshjes së fundit kampionale të PSG-së, teksa u paraqit së bashku me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi në stadium.

23 vjeçari ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin parisien, deri në vitin 2025. /Gazeta Express/