Arritje historike për boksin kosovar, Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Botëror - Gazeta Express
string(90) "arritje-historike-per-boksin-kosovar-donjeta-sadiku-siguron-medalje-ne-kampionatin-boteror"

Sport

Gazeta Express

16/05/2022 18:41

Arritje historike për boksin kosovar, Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Botëror

Sport

Gazeta Express

16/05/2022 18:41

Donjeta Sadiku ka shënuar një sukses historik për boksin kosovar.

Ajo i ka siguruar Kosovës medalje botërore, duke arritur që të kualifikohet që të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, shkruan Gazeta Express.

Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Taipei, Wu Shih-yi.

Kësisoj, 22-vjeçarja tani e ka të siguruar të paktën medaljen e bronztë në këtë Kampionat Botëror.

Mirëpo, Donjeta Sadiku është ende në garë për medaljen e artë dhe të argjendtë. Ajo tani do të garojë në gjysmëfinale.

Kampionati Botëror i boksit për femra po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa ka nisur më 8 dhe do të mbyllet më 21 maj. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement