Kolana Anima/ Shtrëngimi i vidhës - Gazeta Express
string(32) "kolana-anima-shtrengimi-i-vidhes"

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 17:53

Kolana Anima/ Shtrëngimi i vidhës

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 17:53

Botimi i pestë i Shtëpisë Botuese Dukagjini, në Kolanën Anima mbanë titullin “Shtrëngimi i vidhës” dhe është novelë e shkrimtarit Henry James me përkthim në shqip të Bashkim Shehut.

Për librin:

Lexo Edhe:

Qoftë i parë si një eksplorim delikat, i vetëdijshëm i shtëpisë së përhumbur të kulturës viktoriane, i mbushur me jehona shqetësimesh seksuale dhe sociale, ose thjesht si “historia më e pashpresë e keqe që kemi lexuar ndonjëherë”, Shtrëngimi i Vidhës është ndoshta më e famshmja e përrallave fantazmë dhe sigurisht më e paqarta. Ky botim i ri përfshin tre tregime fantazmash të ribotuara rrallë nga vitet 1890, “Sir Edmund Orme”, “Owen Wingrave” dhe “The Friends of the Friends”, si dhe ekstrakte përkatëse nga fletoret dhe revistat e James.

Për autorin:

Henry James është novelist amerikan i cili lindi në New York në vitin 1843 dhe vdiq në Londër në vitin 1916. Tema që më se shumti e përdorte në krijimtarinë e tij kishte të bënte me pafajësinë dhe bollëkun e Botës së re në përplasje me korrupsionin dhe mençurinë e të vjetërve, siç ilustrohet në vepra të tilla si Daisy Miller (1879), The Portrait of Lady (1881), The Bostonians (1886), dhe The Ambassadors (1903).

/Gazeta Express