Rahoveci apo Prishtina e Re në Superligë? - Gazeta Express
string(40) "rahoveci-apo-prishtina-e-re-ne-superlige"

Rahoveci apo Prishtina e Re në Superligë?

Sport

Gazeta Express

29/04/2022 21:27

Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e dytë e “Play-out”-it ndërmjet Rahovecit dhe Prishtinës së Re.

Në takimin e parë të zhvilluar në kryeqytet fitore shënuan prishtinasit me rezultat 93:89, duke i befasuar të gjithë. Kryeqytetasit përfunduan garat në vendin e dytë të Ligës së Parë, si dhe ishin finalistë të “Play-off”-it, ku pësuan nga Vëllaznimi i Gjakovës, që siguroi një vend në Superligë, ndërsa rahovecasit u renditën në vendin e shtatë të elitës, duke garuar në “Play-out”. 

Lexo Edhe:

Takimi i parë ishte shumë i barabartë, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë vendimtare se kush do të sigurojë një vend në Superligë për edicionin e ardhshëm.

Vreshtarët duhet të shënojnë fitore me më shumë se katër pikë dallim, në mënyrë që të mbesin pjesë e elitës së basketbollit, kurse nëse prishtinasit fitojnë ose pësojnë humbje të ngushtë, atëherë për herë të parë do të garonin në Superligë.

Play-out

E shtunë

20:30 Rahoveci – Prishtina e Re

/Gazeta Express/