Trepça sonte sfidohet nga Bashkimi - Gazeta Express
string(34) "trepca-sonte-sfidohet-nga-bashkimi"

Sport

Gazeta Express

09/04/2022 10:01

Trepça sonte sfidohet nga Bashkimi

Sport

Gazeta Express

09/04/2022 10:01

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon sot me përballjen mes Trepçës dhe Bashkimit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:30 në palestrën “Minatori”, shkruan Gazeta Express.

Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e shtatë me dhjetë fitore e 15 humbje.

Kujtojmë se mbrëmë u zhvillua ndeshja e hapëse e kësaj jave mes Golden Eagle Yllit dhe Dritës, me suharekasit që shënuan fitore të lartë 110:49.

Kurse, të dielën janë në program ndeshjet Prizreni-16 – Peja dhe Rahoveci – Sigal Prishtina. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement