Gjithçka gati për fillimin e meçit, Marku futet në ring - Gazeta Express
string(54) "gjithcka-gati-per-fillimin-e-mecit-marku-futet-ne-ring"

Sport

Gazeta Express

02/04/2022 22:41

Gjithçka gati për fillimin e meçit, Marku futet në ring

Sport

Gazeta Express

02/04/2022 22:41

Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do të luftojë për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Marku për kundërshtar do ta ketë boksierin britanik, Chris Jenkins, shkruan Gazeta Express.

Boksieri shqiptar deri tani ka zhvilluar 11 meçe si boksier profesionit, ku në dhjetë prej tyre i ka fituar, teksa ka edhe një barazim.

Kurse, Jenkins ka 23 fitore, 4 humbje dhe 3 barazime në 30 meçe të deritanishme.

Tashmë është gjithçka gati për fillimin e këtij meçi, pasi të dy boksierët janë futur në “Utilita Arena” në Newcastle.

Florian Marku drejt ringut hyri me këngën që reperi shqiptar, Noizy, ia ka kushtuar atij.

Gjatë rrugës së 29-vjeçarit drejt ringut, nuk munguan as brohoritje nga shqiptarët e shumtë që kanë shkuar atje për të përkrahur Markun. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement