Ndërroi jetë pak ditë më parë pas nokautit që e pësoi, bota e boksit e vajton humbjen e Hero Titos - Gazeta Express
string(97) "nderroi-jete-pak-dite-me-pare-pas-nokautit-qe-e-pesoi-bota-e-boksit-e-vajton-humbjen-e-hero-titos"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/03/2022 11:40

Ndërroi jetë pak ditë më parë pas nokautit që e pësoi, bota e boksit e vajton humbjen e Hero Titos

Sporte tjera

Gazeta Express

11/03/2022 11:40

Boksi e humbi pak ditë më parë edhe një sportist.

Boksieri nga Indonezia, Hero Tito ndërroi jetë pasi qëndroi në koma për disa  ditë shkaku i tronditjes që e pësoi në meçin e zhvilluar më 27 shkurt në Xhakarta.

Tito, emri i vërtet i së cilit është Heru Purwanto, ndërroi jetë në moshën 35 vjeçare, shkruan “Gazeta Express”.

Ai përfundoi në dysheme nga goditjet e kundërshtarit James Mokoginta.

Dhe, bota e boksit e ka kujtuar indonezianin pas rastit tragjik që ndodhi.

Legjenda e boksit, Lennox Lewis dhe pjesa tjetër elitare e boksit, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur dhimbje dhe keqardhje për atë që ndodhi.

“Sa herë që një boksier zbret në ring, e di se kjo mund të jetë hera e fundit për të. Bota e boksit e humbi një tjetër anëtar. Pusho në dashuri Hero ‘The Lion’ Tito”, ka shkruar Lewis në “Twitter”.

Edhe boksierë dhe ish-boksierë të tjerë i kanë bërë homazhe boksierit indonezian, duke e ngushëlluar familjen dhe miqtë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement