Fury e konfirmon se do të tërhiqet nga boksi, pas meçit të prillit - Gazeta Express
string(65) "fury-e-konfirmon-se-do-te-terhiqet-nga-boksi-pas-mecit-te-prillit"

Sport

Gazeta Express

01/03/2022 21:02

Fury e konfirmon se do të tërhiqet nga boksi, pas meçit të prillit

Sport

Gazeta Express

01/03/2022 21:02

Tyson Fury ka thënë se do të tërhiqet nga boksi pas përballjes së tij në me Dillian Whyte  muajin e ardhshëm, në kategorinë e peshave të rënda.

Dy herë kampioni i botës do të përballet me Whyte më 23 prill, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Fury pastaj pritej të përballej me fituesin nga rimeçi mes Anthony Joshua e Oleksandr Usyk, por kjo nuk pritet që të ndodhë.

33-vjeçari ka thënë se pas meçit me Whyte do të pensionohet nga boksi aktiv, shkruan Gazeta Express.

Fury ka thënë se dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me familje dhe se kjo është arsyeja që ai do të varë dorezat.

“Kjo është lufta e fundit e karrierës sime, unë do të tërhiqem pas kësaj.

150 milionë dollarë në bankë, i shëndetshëm, i ri, do të blej një jaht masiv jashtë vendit. Po tërhiqem, kjo është lufta ime e fundit, kam mbaruar”, ka thënë Fury. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement