“FINAL 8”, spektakli i Kupës fillon sot - Gazeta Express
string(36) "final-8-spektakli-i-kupes-fillon-sot"

Sport

Gazeta Express

09/02/2022 14:08

“FINAL 8”, spektakli i Kupës fillon sot

Sport

Gazeta Express

09/02/2022 14:08

“Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll do të transmetohet drejtpërdrejt në “Kujtesa”.

“Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll do të fillojë sot me ndeshjen ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit, e cila do të zhvillohet sot prej orës 17:00 në palestrën “Karagaqi” në Pejë, shkruan Gazeta Express.

Ky qytet do të jetë mikpritës i garës vendimtare për trofeun e çmueshëm, Kupën e Kosovës. Ndërsa, hapja zyrtare e kësaj gare do të bëhet përmes një ceremonia nga ora 19:20, për të vazhduar pastaj me ndeshjen e madhe që zhvillohet ndërmjet dy rivaleve të vjetra, Pejës dhe Sigal Prishtinës, e cila konsiderohet si një finale para finales.

Ndërkohë, të enjten prej orës 17:00 Golden Eagle Ylli do të ballafaqohet me Dritën, kurse nga ora 20:00 Prizreni 16 do të ndeshet me Bashkimin.

Fituesit e këtyre dueleve do të takohen në dy ndeshjet gjysmëfinale të premten, kurse finalja e madhe për Kupë zhvillohet të dielën.

Krejt kjo garë do të transmetohet edhe në “Kujtesë” përmes kanaleve të saj sportive. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement