Reagimet e të famshmëve pas eliminimit të DJ Dagz nga shtëpia e famshme - Gazeta Express
string(70) "reagimet-e-te-famshmve-pas-eliminimit-te-dj-dagz-nga-shtepia-e-famshme"

Reagimet e të famshmëve pas eliminimit të DJ Dagz nga shtëpia e famshme

Rozë

Gazeta Express

19/01/2022 10:36

Nominimi ‘kokë më kokë’ i Einxhel dhe Dj Dagz krijoi një situatë shumë tensionuese dhe plot emocion brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, këto emocione u përcollën më së shumti edhe jashtë, ku miqtë dhe njerëzit e dashur të çiftit i kanë mbështetur vazhdimisht ata me anë të ‘story’-ve dhe postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Fillimisht, mikesha e ngushtë e Einxhel, moderatorja e emisionit “Portokalli” Fjoralba Ponari, ka bërë disa pastime në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ka shprehur suportin për të, duke thumbuar banorët e tjerë.

Lexo Edhe:

Fillimisht, ajo ka publikuar një thënie që duket si një sulm ndaj kundërshtarëve të Einxhel, të cilët nuk e kanë shpëtuar në zinxhir duke e çuar në nominim.

“ ‘S’i bie dot gomarit, i bie samarit’ i thonë këtij muhabeti”- shkruan ajo në një story të “Instagram”.

Më pas, ajo ka pubikuar një foto të Einxhel brenda shtëpisë, ku shkruan:

“You got this!”.

Inkurajimet dhe suporti nuk ka ardhur vetëm nga moderatorja, por ka qenë edhe këngëtari Ylli Limani, i cili ka mbështetur çiftin duke postuar një foto romantike të Einxhel dhe Dagz që shfaqen pranë njeri-tjetrit. Mbi të, ai ka vendosur mbishkrimin “All day everyday”, ku publikisht shpreh simpatinë për dyshen më të komentuar në “Big Brother VIP Albania”.